Frashër Krasniqi: Qeveria më agresive dhe arrogante që kemi parë ndonjëherë është kjo e VV-së

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi ka thënë se Qeveria e Kosovës është shumë arrogante derisa në anën tjetër opozitën e cilëson shumë pasive.
Ai në “Context”, në ATV ka thënë se opozita nuk ka ndonjë plan të veprimit kundër një qeverisje të keqe dhe shumë arrogante.
“Opozita momentale në Kosovë nuk është as opozitë agresive as opozita më aktive që e ka njohur Kosova pas lufte. Në anën tjetër kemi qeverinë më agresive dhe më arrogante që kemi mundur ta shohim ndonjëherë”, tha Frashër Krasniqi.
“Opozita ka mungesë të planit derisa në anën tjetër qeveria ka mungesë të qeverisjes së mirë dhe ka një arrogancë ndaj mediave, opozitës, shoqërisë civile dhe sindikatave derisa opozita ka qenë e çorientuar dhe e pa mobilizuar sa duhet”, tha ndër të tjerash anëtari i PSD-së.