75 Mall Live Search
10:39 / E Enjte, 23 Dhjetor 2021 / B O

Trajnerit të Lionit po i kushton “inati” në Shaqirin!

Xherdan Shaqiri e ka humbur vendin e titullarit te Lioni. Madje në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Metz, Shaqa nuk u aktivizua fare.

Lioni nuk arriti më shumë se një pikë në terrenin e saj duke barazuar 1-1.

Trajneri Peter Bosz thuhet se ka një inat të brendshëm me Shaqirin dhe për këtë arsye nuk po e inkuadron fare në ndeshjet e fundit.

Por, duket se inati me Shaqën po i kushton shumë trajnerit holandez ngase Lioni nuk di për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit.

Pavarësisht shumë investimeve, Lioni zë pozitën e 13-të tabelare me vetëm 24 pikë pas 18 ndeshjeve./Indeksonline/