75 Mall Live Search
16:36 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vjosa Osmani i vesh vajzat me motive patriotike (Foto)

Gjatë ditës përfaqësuesit politik kanë uruar festën e “28 Nëntorit” në mënyra të ndryshme.

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka festuar dhe uruar këtë ditë së bashku me vajzat e saj.

Për nder të kësaj feste, ajo ka veshur dy vajzat e saj me motive patriotike dhe ka dalë në sheshet e Prishtinës për ta festuar atë.

“Gëzuar edhe nga ne”, ka qenë mbishkrimi i fotografive që ajo ka shpërndarë nëpër rrjetet sociale./Indeksonline/