75 Mall Live Search
17:16 / E Shtunë, 25 Dhjetor 2021 / B O

Bajqinovci pyet drejtorin e Policisë për rastin ‘Brezovica’, vrasjen e trefishtë në Gllogjan, për listën e zezë të ShBA-ve…

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, disa nga pyetjet të cilat i ka adresuar në raportimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Samedin Mehmeti në Komisionin Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje.

Ai ka pyetur për rastin e fundit “Brezovica”, ku ka kërkuar nga drejtori i Policisë të dijë se a ka politikan, prokuror, gjykatës që kanë marrë leje, ndonjë deputet apo ministra.

“A do të arrestohen personat që janë në listën e zezë? Për vrasjen e trefishtë në Gllogjan si dhe tenderat e automjeteve të Policisë, organogramin e ri të Policisë”, në disa nga këto pyetje ai ka marrë përgjigje nga drejtori i Policisë.

Në videon më poshtë mund të ndiqni pyetjet e deputetit Majqinovci si dhe përgjigjet e drejtorit të Policisë së Kosovës.