Lipjan, gjendet pa shenja jete një person në veturën e tij

Një person, mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në veturën e tij.
Rasti ka ndodhur dje në Lipjan, rreth orës 19:53.
Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e personit, ndërkaq me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Sipas Policisë, rasti është nën hetime.
“Lipjan 25.12.2021 – 19:53. Është gjetur pa shenja jete në veturën e tij një mashkull kosovar, vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa me vendim te Prokurorit trupi i pa jete dërgohet për obduksion në IML. Rasti nën hetime” shkruan Policia në raportin e saj.