Manchester City po e “shkatërron” Leicesterin, katër copa veç në pjesën e parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në mes të Manchester Cityt dhe Leicesterit.
Pas 45 minutash lojë, skuadra e Guardiolës është duke fituar me rezultat 4-0, shkruan Indeksonline.
De Bruyne (5’), Mahrez (14’), Gundogan (21’) dhe Sterling (25’) ishin golashënuesit në pjesën e parë.
Në ndeshjet tjera, Arsenali po fiton si mysafir i Norwichit 2-0 derisa Tottenham është në epërsi 2-0 ndaj Crystal Palace. /IndeksOnline/