Dy të vdekur në aksidentin në Klinë/ Kamioni aksidentohet me një veturë

Dy persona kanë vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë.
“Dy persona kanë vdekur në aksidentin në fshatin Zajm të Klinës. Bëhet fjalë për dy persona të gjinisë mashkullore, një i rritur dhe një fëmijë”, tha Gashi