75 Mall Live Search
21:19 / E Diele, 26 Dhjetor 2021 / AR

Përse nuk bashkëpunoi me Duden e Feron? Përgjigja epike e Bllekit

Në episodin e sotëm “Me Meriton Mjekiqin”, ka qenë i ftuar reperi i njohur, Blleki.

Nga moderatori pranoi shumë pyetje, të cilave nuk hezitoi të përgjigjej, shkruan Indeksonline.

Përse nuk ka vazhduar me grupin që ka qenë me PINT-at, ai u përgjigj:

“Unë krejt i respektoj, me Pinta-at hala bisedojë e krejt po besoj që arsyeja u kon që unë vet jom tip që dominoj, i besoj mendimeve të mija dhe se nuk kom mujt me ndejt më një vend mo. Unë du me i vazhdu udhët e mija siç do njeri qysh do. Kjo i bjen që du me e vazhdu udhën tem. Na e kemi mirë e krejt po du me kon vec Blleki edhe qaq, shpresoj që mjafton si arsye”, tha ai.

Se cili prej reperëve është më i fortë Kresha apo Lyrical ai tha se Lyrical është më i fortë, derisa shtoi se me të dy ka raport të mirë.

Në pyetjen se pse nuk mori pjesë në një bashkëpunim që donin ta sjellnin reperët nga Gjilanit, Duda, grupi E7 ai u përgjigj: “Unë i kam shok dhe me krejt e kom mirë. Por, arsyeja u kon që nuk e kom ni veten me hi dhe qaq u kon. Nuk kom kurgjo me kërkon, me krejt shihna çdo ditë por nuk e kom ni veten dhe kjo muzika kur nuk e ni veten mirë nuk e bëj“, shtoi reperi.

Për të shikuar videon e plotë, klikoni në linkun më poshtë./Indeksonline/