75 Mall Live Search
10:23 / E Hënë, 27 Dhjetor 2021 / k.v

Policia gjobit mbi 370 qytetarë për mosrespektim të masave

Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Policia, në 24 orët e fundit janë dënuar 372 qytetarë për mosrespektim të masave kundër COVID-19.

Policia e Kosovës e institucionet tjera shëndetësore e shtetërore kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët, nga institucionet dhe bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit kundër COVID-19.

Kujtojmë se tashmë kanë hyrë në fuqi masat antiCOVID-19, ku është vazhduar kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 00:00 deri në orën 05:00.