75 Mall Live Search
13:12 / E Hënë, 27 Dhjetor 2021 / MSH

Merr fund përçarja mes motrave Libohova, Eranda lumturon ndjekësit me postimin e fundit

Motrat Libohova, shumë të dashura dhe popullore me publikun e tyre, zgjodhën të heshtin për lajmet e bujshme se mes tyre marrëdhënia nuk është fort e mirë.

Prej vitesh Irma dhe Eranda nuk shiheshin gjëkundi në shoqërinë e njera-tjerës dhe prania e tyre mungonte edhe në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Gjithashtu Irma nuk mori pjesë as kur e motra u zgjodh “Mjeshtëri i Madh” nga Presidenti dhe miq e familjarë gëzuan për të.

Por duket se gjerat janë sheshuar së fundi dhe motrat i kanë dhënë fund mosmarrveshjeve.

Eranda ka publikuar së fundmi në InstaStory një foto nga 2015 me Irmën dhe ky lajm ka gëzuar pa masë ndjekësit të cilët nuk e pritën mirë përçarjen e motrave.