Presheva frymonte mbrëmë shqip, koncerti “full” i Ermalit

Këngëtari i njohur kosovar, Ermal Fejzullahu, gëzon një karrierë tejet të suksesshme.
Ai ka bërë për vetë numër të madh fansash në çdo vend ku ka shqiptar, shkruan Indeksonline.

Këtë dashuri të madh që e gëzon nga publiku, e shohim edhe përmes postimeve që i ndan në rrjetet sociale, ku në çdo vend që performon i stërmbushet salla plotë me fansa.

Mbrëmë mbajti një koncert në Preshevë, ku nga videot e shpërndara në rrjetet sociale, shihet se si e kanë ‘kall’ ndejën me muzikë shqip, duke u argëtuar të gjithë me zërin e tij unik./Indeksonline/