Newcastle i mban leksion Man Unitedit, De Gea ishte shpëtimtari

Manchester United ka marrë një pikë me shumë mund në udhëtim ndaj Newcastle United.
Ndeshja mes Newcastle United dhe Manchester United është mbyllur me rezultatin e barabartë 1:1.
Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 7’, kur Saint Maximin finalizoi për mrekulli një aksion individual.
Newcastle nuk ruajti dot deri në fund epërsinë dhe në minutën e 70’ pranoi një gol nga Edinson Cavani. Ky i fundit erdhi në ndeshje nga banka rezervë.
Në minutën e 82’, Newcastle pati edhe një mundësi me Maximin, por De Gea ishte aty me një super pritje.
Në nivelin më të lartë spanjolli ishte edhe në minutën e 87’, kur bëri një super pritje tjetër.
Newcastle me këtë pikë të fituar shkon në kuotën e 11 pikëve për pozitën e parafundit, derisa Manchester United mbetet me 28 pikë.