Vendimi skandaloz i Prokurorisë së Ferizajt, i dalin në mbrojtje policit – biznismen!

IndeksOnline ka raportuar gjatë ditës për shantazhin e bërë ndaj gazetarit dhe redaktorit të “IndeksOnline”, Alban Muhaxheri, nga ana e pjesëtarëve të Policisë në rajonin e Ferizajit.
Muhaxheri është intervistuar mbrëmë nga Policia në stacionin policor në Kaçanik pas një ankese nga polici, Vullnet Brati, pasi këtij të fundit i është publikuar një lajm në një portal lokal për dyshimin rreth menagjimit të një biznesi.
E, shantazhi vazhdoi nga zv/komnadanti Jaser Jaha rreth publikimit të këtij shkrimi (në faqe lokale).
Megjithatë, Prokuroria Themelore në Ferizaj mori vendimin skandaloz duke hapur rast “ Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes” ndaj redaktorit Muhaxheri.
Prokuroria e Ferizajit “heshti” rastin e policit Vullnet Brati, për dyshimin rreth menagjimit të një biznesi.
Po ashtu, institucioni i njëjtë nuk mori për bazë shantazhin e Jaser Jahës, i cili e bëri direkt ndaj gazetarit Muhaxheri duke e kërcënuar me paraburgim 48 orësh nëse nuk largohet shkrimi.
““Alban, i ke dy mundësi, ose hiqe shkrimin ose 48 orë shkon në mbajtje”, ishin fjalët e Jahës.
“Më 26.12.2021 rreth orës 20:00 në rrejtin social tek faqja ,,Sje Kaçanikli nëse ,?“, është bërë një postim në këtë faqe, ku aty ishte shkruar në lidhje me një ekran reklamues që ishte vendosur në një murë, pjesë e një objektit të një barnatore ,,Vullneti”.
Sipas shkrimit të postuar ’’ky ekran kishte ndriçim të madh dhe se ishte duke i terorrizuar qytetarët’’. Njëherit këtij postimi iu është bashkangjitur fotoja e ekranit dhe një foto e zyrtarit policor V.B (M/K) me uniformë zyrtare.
Ndërsa sot me datën datën 27.12.2021, në një postim të një materiali në Gazetën ,,Indeksonline’’ janë apostrofuar tre pjesëtarë të policisë nga stacioni policor në Kaçanik.
Në lidhje me këto shkrime me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, nga policia e Kaçanikut është ftuar për intervistim z. A. M ( M/K) dhe i njëjti është paraqitur në stacionin policor në Kaçanik. Pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit është hapur rast ,,Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes” dhe më pas është liruar për procedurë të rregullt hetimore.
Të gjitha veprimet e policisë kanë qenë me autorizim të Prokurorisë Tehemelore të Ferizajt dhe intervista e zhvilluar ndaj z. A. M ka qenë sipas normave dhe rregullave ligjore për intervistim .
Ngaqë në shkrimet e rrjetit sicial ’Sje Kaçanikli nëse ?’’ dhe portalin ,,IndeksOnline’’janë përmendur emrat e pjesëtarëve të policisë , është njoftuar edhe Isnpektorati Policor i Kosovës për procedura të mëtejme nën kompetëncë të tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së rajonit së Ferizajt.
Për këtë rast janë njoftuar edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, drejtori i Policisë Samedin Mehmeti dhe kryeinspektori Kushtrim Hodaj.
Ndërkohë, më parë edhe Asocacioni i Gazetarëve ka dënuar ashpër intervistimin në stacionin policor në Kaçanik të gazetarit Alban Muhaxheri.
“AGK-ja e dënon ftesën e Policisë për intervistimin e gazetarit dhe e sheh këtë si presion të hapur për punën e medias.
AGK-ja, gjithashtu e fton Policinë e Kosovës që ta hetojë sjelljen e zyrtarëve policorë dhe të kujdeset që ngjarje të tilla të mos përsëriten”./IndeksOnline/