Ferran Torres futet në mesin e 10 transferimeve më të shtrenjta në histori të Barcelonës – por kush janë më të kushtueshmit?

Barcelona ka zyrtarizuar blerjen e Ferran Torres nga Manchester City për një shifër për 55 milionë euro.
Lojtari ka nënshkruar këtë të martë për pesë sezone të tjera, deri në qershor 2027.
Klauzola e tij është 1 miliard euro, ndërsa operacioni mund të arrijë shifrën e 65 milionë eurove nëse arrihen bonuset, ndërsa çmimi aktual është 55 milionë euro.

Por ku qëndron Ferran Torres në mesin e blerjeve më të mëdha të klubit? Ai aktualisht është blerja e 9-të më e madhe e klubit blaugrana.
Philippe Coutinho mbetet në krye si blerja më e shtrenjtë, ndërsa aty janë edhe Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele.
10# Malcom Filipe Silva de Oliveira (41 milionë euro)

9# Ferran Torres (55 milionë euro)

8# Neymar da Silva Santos Júnior (57 milionë euro)
