Moderatorja padit TikTok për “traumë psikologjike”

Një ish-moderatore e TikTok po padit kompaninë, duke pretenduar se ajo nuk arriti të mbronte shëndetin e saj mendor pas ekspozimit “të vazhdueshëm” ndaj përmbajtjes traumatike video.
Candie Frazier thotë se ajo shqyrtonte videot që shfaqnin “dhunë ekstreme dhe grafike” deri në 12 orë në ditë, shkruan BBC.
Ajo thotë se vuan nga “trauma të rënda psikologjike”, duke përfshirë ankthin, depresionin dhe çrregullimin e stresit post-traumatik.
TikTok thotë se përpiqet të promovojë “një mjedis pune të kujdesshëm”.
Në shtator, TikTok njoftoi se 1 miliard njerëz po përdornin aplikacionin çdo muaj.
Për të mbrojtur përdoruesit e saj, platforma e ndarjes së videove përdorë mijëra moderatorë të brendshëm për të filtruar videot dhe llogaritë që shkelin rregullat e saj.
Frazier po padit si TikTok ashtu edhe kompaninë e saj mëmë, gjigantin e teknologjisë kineze Bytedance.
Ajo pretendon se në rolin e saj si moderatore ka parë përmbajtje grafike, duke përfshirë video të sulmeve seksuale, kanibalizmit, gjenocidit, të shtënave masive, abuzimit seksual të fëmijëve dhe gjymtimit të kafshëve.