75 Mall Live Search
13:00 / E Premte, 31 Dhjetor 2021 / AR

Nora publikon disa kujtime të 2021-tës, tregon se kush ia zbukuroj vitin

Këngëtarja e njohur kosovare, Nora Istrefi, ka vendosur që përmes disa imazheve të përmbledh kujtimet e bukura që i kanë ndodhur në vitin 2021, duke treguar kush ia ka zbukuruar këtë vit asaj.

Postimi fillon me motrën, Erën, me të cilën ka një raport të mrekullueshëm, shkruan Indeksonline.

Pastaj ndau disa momente me të bijën, Renee, ku shihen mjaftë duke u argëtuar së bashku.



Nuk kishte si të mungonte imazhi me miken e saj, Adelinën, të cilat në çdo moment janë pranë njëra-tjetrës, duke u shquar për një miqësi tejet të shëndetshme. /Indeksonline/