75 Mall Live Search
18:13 / E Premte, 31 Dhjetor 2021 / OSH

Prishtina ndahet me mesfushorin e njohur

FC Prishtina dhe futbollisti Florent Avdyli e ka ndërprerë kontratën e bashkëpunimit me marrëveshje të dyanshme.Skuadra kryeqytetase e falënderon mesfushorin për kontributin e dhënë në ekip dhe i dëshiron shumë suksese në karrierë

.Avdyli (28-vjeçar) i’u bashkua Prishtinës në verën e vitit që po lëmë pas (2021) duke ardhur nga Teuta e Durrësit për të nënshkruar kontratë për dy vite.Avdyli u paraqit në tetë ndeshje në të gjitha garat me Prishtinën.

Florenti e ka një karrierë shumë të pasur si futbollist.

SHF Kurda KEK-u, Ramiz Sadiku, Hajvalia, Feronikeli, Trepça, Liria, Teuta dhe së fundmi Prishtina janë klubet në të cilat është paraqitur deri më tash Florent Avdyli.