75 Mall Live Search
08:14 / E Shtunë, 20 Qershor 2026 / Gj Sh

Maroko shënon fitoren e parë në Kupën e Botës

Kombëtarja e Marokos ka shënuar fitoren e parë në Kupën e Botës.

Pas barazimit me Brazilin, Maroko e ka mposhtur Skocinë, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Ismael Saibari, në minutën e dytë, i cili ishte goli më i shpejtë në këtë kampionat botëror.

Maroko është një hap larg kualifikimit në fazën e eliminimit direkt, pasi bashkë me Brazilin në Grupic C kanë nga katër pikë, Skocia ka tre pikë, ndërsa Haiti 0 pikë.

Në ndeshjen e fundit, kombëtarja afrikane do të luaj kundër Haitit./IndeksOnline/