75 Mall Live Search
07:13 / E Hënë, 03 Janar 2022 / MSH

Fillimi i javës i butë, të enjten priten reshje shiu e bore

Fillimi javës së parë të janarit do të jetë i butë dhe stabil, me temperatura mesatare.

Të hënën dhe të martën, temperaturat maksimale do shënojnë 12 gradë Celsius, ndërsa minimalja do të jetë 1 gradë.

Sipas PrishtinaWeather, mot me i mirë do të jetë të mërkurën, me kthjellime dhe temperatura deri në 13 gradë Celsius, për të pasuar me të enjtën kur pritet të bien temperaturat dhe te fillojnë reshjet.

Reshje shiu e më pas bore do të ketë në mbrëmjen e së enjtës, ku temperatura maksimale do të jetë 9 gradë, ndërsa minimalja 4.

Të premtën pritet të ketë mot të ftohtë, të shoqëruar me vranësira.

Gjatë këtyre ditëve, cilësia e ajrit pritet të jetë e pranueshme, deri në mbrëmje kur edhe dobësohet./Indeksonline/