Shtëpia e Harry dhe Meghan në shitje, kërkojnë blerës serioz dhe që kanë shumë para!

Para dy viteve, Harry dhe Meghan blenë shtëpinë në Kaliforni, por duket se çifti dëshiron të ndërroj sërish vendbanim. Shtëpia e tyre do të dalë në shitje sipas një burimi të afërt me çiftin.
Për këtë shtëpi ata kishin paguar rreth 13 milionë euro, transmeton Indeksonline.
Aktualisht, thuhet se Harry dhe Meghan po kërkojnë shtëpi në Montecito.
Për shtëpinë që është në shitje, ata kërkojnë blerës serioz dhe që kanë shumë para./Indeksonline/