Shqiptari vret veten 10 ditë pasi denoncoi humbjen e të dashurës
NJë shqptar 50 vjec ka vrarë vete në Itali në rrethana shumë të cuditshme.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Cornuda të Trevisos.
“Ansa” shkruan se shqiptar i dha fund jetës në banesën e tij të dielën.
Ndërkohë, ngjarja bëhet edhe më dramatike, pasi më datën 17 nëntor Daniel Paskali kishte denoncuar në polici zhdukjen e të fejuarës së tij. Bëhet fjalë për Sofiya Melnyk 43-vjeçare nga Ukraina, e cila ishte zhdukur 10 ditë më parë në këtë zonë, pa lënë gjurmë.
Nuk përjashtohet mundësia që të dyja ngjarjet mund të kenë disi lidhje me njëra-tjetrën. Ndërkohë, makina e gruas u gjet në zonën e ‘Forcella Mostaçit’. Pavarisisht se është gjetur mjeti i gruas, deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të saj.
“Il gazzettino” shkruan se karabinierët po kontrollojnë kryesisht në zonën e pyllëzuar të Montellos. Sakaq, policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes, si dhe kërkimet për gjetjen e gruas së zhdukur.