Ermal Sadiku i përzgjedhuri i analistëve, ka disa fjalë për ta
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar pas vlerësimeve që mori nga analistët e emisionit “Debat Plus”, duke i falënderuar ata për mbështetjen dhe fjalët pozitive.
Përmes një postimi publik, Sadiku tha se të gjithë analistët e emisionit e kishin përzgjedhur në listat e tyre, përfshirë edhe ata me të cilët, sipas tij, mund të ketë mospajtime në çështje politike apo ideologjike.
“Ju falënderoj shumë për fjalët e mira, mbështetjen dhe vlerësimin”, ka shkruar ai.
Sadiku theksoi se mendimi ndryshe është i domosdoshëm për zhvillimin e shoqërisë dhe forcimin e shtetit, duke nënvizuar rëndësinë e debatit dhe pluralizmit të ideve në një shoqëri demokratike.
Ky është postimi i plotë i tij:
Të gjithë analistët e emisionit *Debat Plus* më paskan përzgjedhur në listat e tyre, edhe ata me të cilët ndoshta nuk pajtohemi në shumë pika politike apo ideologjike.
Ju falënderoj shumë për fjalët e mira, mbështetjen dhe vlerësimin. Besoj se mendimi ndryshe është i shëndetshëm për shoqërinë dhe për shtetin. Po ashtu, besoj se fjala e lirë është një nga themelet mbi të cilat ndërtohet demokracia, e bashkë me të edhe Republika e Kosovës.

