75 Mall Live Search
16:11 / E Mërkurë, 05 Janar 2022 / AR

Kim e largon nga ndjekësit Miley Cyrus pas postimeve provokuese me të dashurin e saj Pete Davidson

Fansat e Kim Kardashian kanë zbuluar se ajo nuk e ndjek më në rrjetet sociale Miley Cyrus.

Sipas ‘Justjared”, Kim kishte filluar të ndiqte në Instagram Mileyn me 10 dhjetor 2021, pasi u bë e ditur që Miley dhe Pete Davidson (tashmë i dashuri i Kimit), do të mbanin një event special natën e Vitit të Ri, transmeton Indeksonline.

Gjatë paraqitjes në ‘Tonight Show’ fansat vunë re se Miley e ngacmojë Peten në shfaqje. Ajo ishte duke bërë shaka për madhësinë e përfolur të penisit të komedianit Pete, i cili është pjesë e emisionti Saturday Night Live.

Miley Cyrus Teases Pete Davidson Over Kim Kardashian Romance - Watch Here!

“Unë thashë, duhet të isha unë – ohhhhh, duhet të isha unë,” këndoi ajo gjatë paraqitjes së tyre të përbashkët. Ajo madje e ngacmoi Pete për Kim . ” Pit Davidson , si do ta bësh këtë për mua?”

Tani, më 4 janar 2021 , fansat vunë re se Kim nuk e kishte ndjekur Miley-n, ndërsa ajo vazhdon ta ndjek atë./Indeksonline/

kim kardashian unfollows miley cyrus 014686457
kim kardashian unfollows miley cyrus 014686457