Çka është ‘kaq kosovare’ që atij nuk duhet t’i ikë?/ Ambasada amerikane me pyetje për Hovenier

Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier së shpejti vjen në Kosovë për mision diplomatik. Për këtë ardhje të tij ambasada amerikane në Prishtinë, ka lëshuar një njoftim.
Në njoftim iu kërkohet kosovarëve të ofrojnë rekomandime se cilat janë vendet që ambasadori duhet t’i vizitojë së pari.
“Derisa jemi duke e pritur arritjen e Hovenier dhe familjes së tij në Prishtinë, na nevojitet ndihma juaj për t’u siguruar se ditët, javët dhe muajt e parë (të ambasadorit) do të jenë të paharrueshme. Ku rekomandoni ju se ai duhet ta bëj vizitën e parë? Cila është kuzhina lokale që ai duhet ta provojë? Cili është aktiviteti kulturor që ai duhet ta shijojë? Çka është ‘kaq kosovare’ që atij nuk duhet t’i ikë?“, thuhet në njoftim./Indeksonline/