Gjendet një person pa shenja jete, Policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete dje në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit 24 orësh, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.
“Prishtinë 06.01.2022 – 17:21. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/