75 Mall Live Search
18:47 / E Shtunë, 08 Janar 2022 / C E

Rasti i njëjtë si i Djokovicit, australianët ndalojnë edhe një tjetër teniste

Novak Djokovicit iu ndalua pjesëmarrja në “Australian Open” pasi nuk i plotësonte kriteret anti-Covid të vendosura nga autoritetet vendase.

Një rast tjetër është përsëritur sot me protagonist tenisten Renata Voracova e cila kishte mundur të hynte në vend dhe madje të merrte pjesë në turne.

Autoritet australiane e kanë ndaluar dhe ajo është transferuar në të njëjtin hotel ku ndodhet Novak Djokovic.

Australianët e kanë anuluar vizën për tenisten ceke e cila duhet të kthehet menjëherë në vendin e saj. /IndeksOnline/