75 Mall Live Search
12:33 / E Mërkurë, 12 Janar 2022 / B O

Gerrard po mbledh ish-at e Barcelonës, ja blerja e radhës

Aston Villa ka siguruar edhe një transfer “big” në afatin kalimtar dimëror. Skuadra e drejtuar nga Gerrard ka arritur marrëveshje me Lucas Digne.

Plot 27 milionë euro do t’i kushtojë blerja e Dignes skuadrës nga Birminghami.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës luajti në dy edicionet e fundit te Evertoni, por që vendosi largimin për shkak të prishjes së raporteve me Rafa Benitez.

Mbrojtësi pritet që sot ti kryej testet mjekësore te Villa, dhe do të jetë i gatshëm për skuadrën e Gerrard në ndeshjen e vikendit./Indeksonline/