75 Mall Live Search
13:10 / E Mërkurë, 12 Janar 2022 / LB

Policia në Mitrovicën e Jugut arreston një person të kërkuar nga Gjykata

Gjatë ditës së sotme,  polica në Mitrovicën e Jugut , ka arrestuar një person që ishte në kërkim me urdhërese  të lëshuara nga gjykata.

Pas ndalimit dhe verifikimit, mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari F. V., 53 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren, kishte lëshuar urdhëresën, për veprën penale ,,Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm ”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës,  i  njëjti  është dërguar në vuajtje të dënimit.