Kriza financiare e Vëllaznimit, largohet talenti 20 vjeçar

Vëllaznimi i Gjakovës po kalon në një krizë financiare tash e një kohë. Së fundi nga ky ekip është larguar talenti 20 vjeçar, Dafnis Brahimaj.
Ai përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se nga sot nuk do të jetë pjesë e Vëllaznimit.
“Faleminderit tifozëve, bashkëlojtarëve dhe stafit për përkrahjen. Ishte nder dhe kenaqësi të bartja fanellen e Vëllaznimit”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Talenti i cili sapo ka mbushur 20 vjet luan në pozitën e sulmuesit të krahut dhe konsiderohet si lojtar që mund të ketë sukses më të madh në të ardhmen.

