75 Mall Live Search
17:15 / E Enjte, 13 Janar 2022 / OSH

COVID-19 arrin pikun në Shqipëri, por masat nuk ndryshojnë

Infektimet me koronavirus në Shqipëri kanë arritur shifra rekord, më të lartat që prej nisjes së qarkullimit të virusit Sars Cov-2 në Mars të 2020.

Pavarësisht kësaj, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të mos ndryshojë masat, por të kërkojë zbatim rigoroz të tyre.

Rritja e rasteve fatmirësisht nuk është shoqëruar dhe me rritje të shtrimeve.

Vaksinimi ka patur ecuri pozitive në dy javët e fundit, ku dozat e para janë dyfishuar.

Mos respektimi i masave anti-Covid ka çuar në ndëshkimin e 170 bizneseve me masa administrative dhe 265 të tjerë janë pezulluar në harkun kohor të 18 muajve.