75 Mall Live Search
17:30 / E Enjte, 13 Janar 2022 / LB

Kurti për rritjen e pensioneve: Jemi larg mirëqenies

Në mbledhjen e 54-të të Qeverisë e cila u mbajt dje u miratuan një projektligj, një koncept-dokument dhe shtatë vendime të ndryshme nga fusha të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Njëra prej vendimeve që është marrë është edhe rritja e pensioneve deri në 100 euro.

Kurti në një shkrim në Facebook ka thënë se asnjë pension nuk do të jetë nën 100 euro.

Po ashtu Kurti ka thënë se këtë vit planifikojmë të fillojmë edhe reformën e sistemit pensional, që të sigurojmë sistem të drejtë dhe pension të dinjitetshëm për secilin pensionist që ka dhënë kontribut për vendin tonë.

Postimi i tij i plotë:

Me vendimin e djeshëm të Qeverisë janë rritur pensionet ashtu që të mos kemi asnjë të tillë nën 100 euro. Kësisoj, pensioni bazik, pensioni familjar dhe ai invalidor i punës janë rritur për 11%, kurse pensioni i aftësisë së kufizuar për 33%. E dimë që jemi larg mirëqenies por duam që me rritjen aktuale ekonomike të ndihmojmë shtresat sociale që kanë më së shumti nevojë.

Këtë vit planifikojmë të fillojmë edhe reformën e sistemit pensional, që të sigurojmë sistem të drejtë dhe pension të dinjitetshëm për secilin pensionist që ka dhënë kontribut për vendin tonë.