75 Mall Live Search
17:50 / E Enjte, 13 Janar 2022 / MSH

Rusia reagon edhe një herë pasi Kosova shpalli nongrata punëtorin e UNMIK-ut

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, kohëve të fundit në baza ditore është duke u marrë me Republikën e Kosovës. Ajo sot ka reaguar lidhur me shpalljen nongrata të punëtorit rus të UNMIK-ut, Andrey Antonov.

Sipas saj, situata me deklarimin e tij nongrata ende nuk është zgjidhur.

Një veprim të tillë të institucioneve të Republikës së Kosovës e ka cilësuar si “ekstremist”, që ka për qëllim “spastrimin” nga UNMIK-u.

“Situata me Andrey Antonov, i shpallur persona non grata nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ende nuk është zgjidhur. Përmes këtij akti ekstremist, Prishtina vazhdon vijën e pastrimit të Kosovës nga UNMIK me një perspektivë të paanshme për situatën në terren” ka thënë Zakharova.

Rusi Antonov është shpallur nongrata para dy javësh nga kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, pas kërkesës së kreut të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti.