75 Mall Live Search
23:28 / E Shtunë, 15 Janar 2022 / OSH

Beatrix i dhuron puthje, Donaldi e injoron keq

Beatrix po përmbush një mision.

Pjesë e këtij misioni janë provokimet që duhet t’iu bëjë banorëve tjerë brenda shtëpisë, por kryesisht e fokusuar tek Egzona dhe Donaldi.

Ajo është bërë gjoja se është xheloze për Egzonën ku në një moment i tha Donaldit se ajo e ka në qejf.

Kjo bëri që Donaldi të preket nga sjellja e çuditshme e Trixës madje nuk po i besonte se e ka me të vërtetë.

Pas kësaj Trixa vendosi të shkonte t’i dhuronte një puthje për të parë se si do reagojnë banorët tjerë.

Por veprimi i saj nuk u mirëprit nga Donaldi i cili nuk i kushtoi rëndësi puthjes së saj.