Polemika mes anëtarëve të partive në KQZ (Video)
Një debat i ashpër u zhvillua mes anëtarëve të partive në KQZ lidhur me dy komunat me të përfolura në këto zgjedhje, Prishtina dhe Prizreni.
U fol për trenin bullgar në Prishtinë dhe presion i subjekteve të caktuara mbi gjyqësorin.
Betim Gjoshi nga PDK tha se raundi i dytë i zgjedhjeve ka qenë më i tensionuar dhe ka pasur tendeca më të mëdha për manipulim.
“Smundemi me krahasu raundin e parë më të dytin. I dyti ka qenë ma i tensionuar dhe ka pasur më shumë tendenca për manipulim. Dikush në këto zgjedhje ka dasht të devijojë votën e qytetarit” ka thënë ai.
Derisa, një nga anëtarët e KQZ-së tha se mungesa e fletvotime është dëshmi e gjallë që dikush e ka përdor trenin bullgar.
“Me shqetëson fakti, gatishmëria e një subjekt politik vec mos me i hap kutitë. Ky subjekt ka qenë i gatshëm të hap luftë vetëm që të mos hapën kutitë. Poashtu, ka pasur shantazhe ndaj gjyqësorit, jam i bindur se edhe ato vendime janë nga shtantazhet e kërcënimet” ./Indeksonline/