75 Mall Live Search
12:08 / E Diele, 16 Janar 2022 / MSH

Dembele ka vendosur për të ardhmen

Në Spanjë qarkullon versioni se Ousmane Dembele tashmë i ka komunikuar Barcelonës se nuk është i interesuar të rinovojë kontratën, teksa kontrata aktuale skadon në fund të këtij sezoni.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Gerard Romero, lojtarit 24-vjeçar francez nuk i shkon në mendje të largohet nga Blaugranasit gjatë këtij muaji, por në fund të sezonit, dhe me kosto zero.

Dembele e kupton, sipas të njëjtës origjinë, se statusi që ka marrë kërkon një marrëveshje për vlerat e nivelit të tij, të papërballueshme për stemën katalanas në këtë kohë: sulmuesi do të kërkojë rreth 200 milionë euro bruto për pesë vitet e ardhshme,  me komisione 20 milionë për agjentin dhe 20 milionë për të vetat.