75 Mall Live Search
22:21 / E Hënë, 17 Janar 2022 / AR

Pasagjerët dolën në dritare të veturës, kaq u dënua shoferi në Vushtrri!

Policia në vazhdimësi është duke ndërmarrë masa ndaj kundërvajtësve që rrezikojnë trafikun rrugor, një rast i kësaj natyre është identifikuar sot nga njësitet përkatëse policore në Vushtrri.

Ditë më parë në media sociale ishte publikuar  një video sekuence, ku shihej se drejtuesi i një veture në lëvizje kishte lejuar ekspozimin – daljen e pasagjerëve në dritare të veturës gjatë drejtimit te veturës.

Përmes njësive përkatëse janë ndërmarrë veprime policore për identifikimin e kundërvajtësit dhe ndaj kundërvajtësit është shqiptuar  gjoba 60 euro, sipas ligjit për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Policia e Kosovës falënderon mediat për bashkëpunim dhe sensibilizim në parandalimin e kundërvajtjeve në trafikun rrugor.