75 Mall Live Search
15:23 / E Martë, 18 Janar 2022 / k.v

KFOR përfshihet në aksident, bllokohet rruga Sllatinë-Prishtinë (Foto)

Një kamion i KFOR-it është përfshirë në një aksident trafiku në rrugën Pejë – Prishtinë.

Kolona e automjeteve ishte e gjatë me kilometra derisa automjetet janë larguar nga rruga.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë me rastin.

Nuk është njoftuar për persona të lënduar./IndeksOnline/