Ministri Krasniqi pret në takim kryetarin e Deçanit, komunës që i kishte dalur në ndihmë gjatë verës

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin në mes të MAPL-së dhe Komunës së Deçanit në financimin e projekteve komunale me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve dhe mbështetjes komunale.
Ka qenë pikërisht ministri Krasniqi ai që kishte nënshkruar vendimin për ndarjen e 150 mijë eurove për rregullimin e ujësjellësit për fshatrat e Komunës së Deçanit, disa muaj më parë./Indeksonline/
