75 Mall Live Search
19:55 / E Martë, 18 Janar 2022 / OSH

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Ajeti takohet me mikun e Kosovës, Ischinger

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, dr. Faruk Ajeti, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin Wolfgang Ischinger, drejtues i Konferencës së Sigurisë në München, me të cilin ka shkëmbyer ide për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet 🇽🇰-🇩🇪.
Familja Ischinger gëzon një marrëdhënie të veçantë me Republikën e Kosovës.

Shkolla fillore në fshatin Sllatinë të të Kaçanikut mban emrin e djalit të tij të ndjerë Florianit: Shkollën Fillore “Florian Ischinger”. Jo vetëm fshati, por edhe shkolla ishte e shkatërruar nga forcat ushtarake serbe gjatë luftës së Kosovës 1998-1999.


Floriani ishte tmerruar nga krimet e bëra në Bosnje dhe Kosovë. Ai kishte realizuar vizita të shumta në vendin tonë duke bërë edhe studime të ndryshme. Pak para vdekjes së tij dhe ende pa i mbushur 20 vjet të plota, Floriani kishte lënë një testament që të gjitha paratë e tij, të dedikohen për një projekt për fëmijë në Kosovë.