Kurti lavdëron bordin e ri të AKP-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë një vitizite në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ka folur për sukseset e bordit të ri, shkruan IndeksOnline.
Kurti theksoi identifikimin e aseteve që mund të transferohen në Fondin Sovran.
“Tash së fundmi Qeveria ka pranuar koncept-dokumentin për Fondin Sovran. Paralelisht bordi i AKP-së ka arritur t’i evidentojë 2364 asete të AKP-së që pas një analize është vlerësuar se 1653 prej tyre do t’i barten Fondit Sovran. 771 do të vazhdojnë të ngelen nën portofolin e AKP-së”, ka thënë Kurti në një konferencë të përbashkët për media me kreytarin e Bordit të AKP-së, Nazmi Mikullovci.
Kurti pati lavdata edhe për shkurtimin e shpenzimeve, në vlerë prej mbi 2.6 milionë eurosh.
Në pikë të katërt ai ka përmendur aktivizimin e ndërmarrjes shoqërore “Brezovica”./IndeksOnline/