75 Mall Live Search
14:51 / E Mërkurë, 19 Janar 2022 / A. M.

Bislimi takohet me ambasadorin Minxhozi, diskutojnë për marrëveshjet Kosovë-Shqipëri

Zv/kryeministri, Besnik Bislimi ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ata diskutuan rreth angazhimeve të përbashkëta konkrete në fusha që janë duke ndërmarrë si pjesë e marrëveshjeve të nënshkruara dhe atyre që pritet t’i ndërmarrim në muajt në vijim, krahas marrëveshjeve tashmë të nënshkruara. 

May be an image of 3 people, people sitting and indoor

Postimi i plotë:

Shqipëria dhe Kosova duhet të funksionojnë si binom, që ecin krah njëri tjetrit në rrugën e përbashkët të prosperitetit e zhvillimit. Bashkëpunimi në promovimin e kulturës, traditës dhe në sektorë si ekonomia, turizmi, zhvillimi rural e bujqësia janë objektiva të ndërsjellta mes nesh.

Në takimin që e pata ditën e djeshme me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi, diskutuam rreth angazhimeve të përbashkëta konkrete në këto fusha që jemi duke ndërmarrë si pjesë e marrëveshjeve të nënshkruara dhe atyre që pritet t’i ndërmarrim në muajt në vijim, krahas marrëveshjeve tashmë të nënshkruara. 

Partneriteti jonë shtrihet edhe në fusha të tjera si ato socio-ekonomike dhe akademike, prandaj takimet dhe biseda të tilla veçse e thellojnë efikasitetin e proceseve që i ndërmarrim bashkarisht.