75 Mall Live Search
15:08 / E Mërkurë, 19 Janar 2022 / C E

Pamje se si trajneri i ardhshëm i Kosovës i ‘malltretonte’ lojtarët e tij kur drejtonte Schalken

Felix Magath është duke u përmendur si emër i mundshëm për të marrë drejtimin e Kosovës.

Drejtuesit e FFK-së janë në bisedime me gjermani dhe shumë shpejt mund të kemi një marrëveshje, shkruan Indeksonline.

Magath njihet për disiplinën e tij si trajner, një gjë që i ka munguar dhe i nevojitet Kosovës shumë.

Një video e publikuar në rrjetet sociale, shihet se si trajneri bënte stërvitje me lojtarët e tij derisa drejtonte skuadrën e Schalke 04.

Ai i detyroi lojtarët disa herë të ngjiten shkallëve të stadiumit për të fituar kondicion.

Nëse një disiplinë dhe rregull të tillë arrin ta aplikoj edhe te Kosova, atëherë duket se mund të presim rezultate. /IndeksOnline/