75 Mall Live Search
23:22 / E Mërkurë, 19 Janar 2022 / AR

​Fitore shumë e rëndësishme për United ndaj Brentfordit

Manchester United ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në Premier Ligë pasi e ka mposhtur Brentfordin me rezultat 3-1 të mërkurën.

Elanga në minutën e 55’, Greenwoord në të 62’ dhe Rashford në të 77’ ia siguruan fitoren e madhe “Djajve të Kuq” pasi një humbjeje dhe një barazimi.

Nga ana tjetër golin e vetëm për vendasit e shënoi Toney pesë minuta pa përfunduar ndeshje.

United tani ka 35 pikë dhe renditet në vendin e shtatë.