75 Mall Live Search
09:23 / E Enjte, 20 Janar 2022 / AR

Kiçmari fillon zyrtarisht punën si ambasador i Kosovës në Japoni

Ambasadori Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, ka filluar zyrtarisht detyrën në këtë shtet.

Ai është pritur në dy takime të ndara nga zëvendësministri i punëve të jashtme të Japonisë, Takeo Mori, dhe nga shefja e protokollit të MOFA-së, Ambasadore Shino Mitsuko.

Me rastin e dorëzimit të kopjeve origjinale të letrave kredenciale tek zëvendësministri Mori, Kiçmari edhe formalisht filloi punën si ambasador i Kosovës në Tokio.

Ambasadori Kiçmari shprehu falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia ka ofruar për Kosovën.

Kiçmari gjithashtu tha se prioritet i tij kryesor në Tokio do jetë thellimi dhe rritja e mëtejme e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Japonisë, si dhe nxitja e investimeve japoneze për të investuar në Kosovë.