Legjenda italiane Gattuso viziton Tiranën

Gennaro Gattuso, legjenda italiane e futbollit, ka vizituar sot kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.
Përmes një fotografie të ndarë në rrjetin social Facebook, Veliaj ka njoftuar se vizita e Gattusos është bërë për të diskutuar për të rinjtë shqiptarë dhe inkuadrimin e tyre në sporte.
“Një surprizë e bukur nga i madhi Gennaro Gattuso – kampion i botës në futboll me Italinë dhe legjenda e Milanit – me të cilin thurëm plot ide të mira për gocat dhe çunat që merren me sport në Tiranë” ka shkruar Veliaj, duke i bashkangjitur këtij shkrimi edhe një foto me futbollistin./Indeksonline/