Ceremonia e varrimit të Ibrahim Rugovës përmes fotografive

Sot janë bërë 16 vjet të ndarjes nga jeta të Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Një sëmundje e rëndë ia mori jetën atij në moshën 61 vjeçare.
Lexo edhe: Foto të pa publikuara deri tani nga ceremonia e varrimit të Presidentit Rugova
Në varrimin e tij morën pjesë mijëra qytetarë, personalitete vendore e ndërkombëtare.
Fotoreporteri i IndeksOnline, Blerim Uka ka realizuar shumë foto në ditën e varrimit:

















Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, të Komunës së Istogut.
Ai u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës më 23 dhjetor 1989, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.
Me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij, kryesia e LDK-së ka bërë homazhe te varri i tij në lagjen “Velania” në Prishtinë.