Policia arreston burrin që rrahu të moshuarin në Prishtinë

Policia ka arrestuar A.M., 34-vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë ndaj një të moshuari në mesditën e së premtes tek Rruga C në Prishtinë.
“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën se në rrugën “C” në Prishtinë, një person është sulmuar fizikisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person , i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore ai që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”
Personi i dyshuar:
A.M, mashkull, 34 vjeç, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast.