75 Mall Live Search
09:10 / E Shtunë, 22 Janar 2022 / MSH

Arrestohet burri nga Prizreni, kanosi një zyrtar në Gjykatën Themelore

Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti ka kanosur një zyrtar në Gjykatën Themelore në këtë komunë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pas që ka kanosur viktima mashkull kosovar, zyrtar në Gjykatën Themelore në Prizren”, thuhet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.