Vaksinim me 3 doza për të hyrë në Kosovë, qytetarët shqiptarë në kufi të revoltuar: S’është e drejtë…

Nga sot, Kosova nuk lejon hyrjen në vend me dy doza vaksine, por me tre doza ose dy doza dhe test PCR, kryer jo më larg se 48 orë.
Ky vendim i qeverisë së Kosovës, për shkak të përhapjes së variantit Omicron, ka sjellë për pasojë kthimin mbrapsht të dhjetëra qytetarëve shqiptarë, të cilët donin të hynin në Kosovë për arsye pune, vizita shëndetësore apo turistike.
Qytetarët janë shprehur të revoltuar mbi vendosjen e këtyre masave, duke i konsideruar të pakuptimta.
Ata kërkojnë që testi i PCR, që kushton 30 euro, të bëhet falas për shkak se nuk i përballojnë dot kostot.
“Nuk e marrin fare në konsideratë dokumentacionin, unë kam certifikatë të rregulluat vaksinimi. Unë detyrohem të kthehem, të marr parasysh shpenzimet, lodhjen, stresin. Ne as nuk na kishin lajmëruar që të bënim atë dokumentin tjetër që kërkojnë këta. Vaksina e tretë bëhet pas 6 muajsh, unë nuk e bëj do më shpejt. Do kthehem mbrapsht sepse testin 30 euro unë nuk e paguaj dot”, tha një qytetar.