75 Mall Live Search
13:46 / E Hënë, 24 Janar 2022 / B O

Atletico Madrid kryen dy blerje, njëri është majtak i frikshëm

Atletico Madrid nuk e ka në plan të qëndroj duarkryq në afatin e janarit. Skuadra e Simeones ka arritur marrëveshje për dy transfere në këtë afat kalimtar.

I pari do të jetë mbrojtësi i Lille, Reinildo Mandava. 28 vjeçari luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe shquhet për depërtimet dhe harkimet e rrezikshme në këtë krah.

Mandava do të rivalizoj Lodin në mbrojtje, por mund të luaj edhe si mesfushor i krahut. Ai ishte një nga më meritorët që Lille sezonin e kaluar fitoi titullin në Francë.

Së bashku me Reinildo Mandava është çështje orësh që të mbyllet ardhja e Daniel Wass . Mesfushori danez do të zëvendësojë Kieran Trippier në krahun e djatht të mbrojtjes./Indeksonline/